Dilerëve shqiptarë, 17 vjet burg

 

Тre shitës të heroinës nga Letovica, afër Bujanovcit, janë dënuar të hënën nga Gjykata e Lartë në Smederevë (Serbi) me gjithsejtë 17 vjet burg.
Xhemajl Iliazi (45) dhe Shukri Shukriu (39) janë dënuar me nga gjashtë vjet burg, ndërkaq Fejzullah Idrizi (28) me pesë, për shkak të prodhimit të paautorizuar, mbajtjes dhe shitjes së produkteve narkotike.
Gjatë aksionit të arrestimit në autostradën Nish-Beograd, gjegjësisht afër Velika Plana, që policia serbe e kishte ndërmarrë më 19 maj 2009, tek tre të dënuarit ishin gjetur dhe konfiskuar një kilogramë e 425 gramë drogë.

Sipas raportit policor, atë mëngjes policia kishte ndaluar dy vetura udhëtarësh me targa të Vranjës, njëra prej të cilave ishte “pastruese”, gjegjësisht veturë që qarkullon e para në mënyrë që, në rast të ndalimit nga policia, vetura e dytë, në të cilën ndodhet droga, të mund të kaloj kontrollin policor pa problem.

Megjithatë, policia kishte ndaluar të dy veturat dhe në të dytën, e cila drejtohej nga Fejzullah Idrizi, kishte gjetur tri pako të fshehura me 1,425 gramë heroinë.

Aktgjykimi u soll nga trupi gjykues i përbërë nga pesë gjykatës, që kryesohej nga gjykatësi Goran Mladenovic. (Beta)

Shprendaj
 
 

1 Komente ne kete artikull.

  1. lena thotë:

    ncncncnccncnncnc 17 vjet burg halla halla me ja hup njerit jeten ne tjerat vende te botes e denojn njerin per ket rast me dy vjet burg e jo 17 po spo din hiq e kishe po bojna trimni shko bo trimni me shka e jo me shqiptar po kur u kan puna me shka kan ik jon mshef gjykatsat e prokurert me qka mu mirr shqiptart e zi ika shti nevoja edhe ne drog se skan para mi majt familjart e vet hapi punat per mos metu mirr poplli me ket pun :@

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com