Hyrje » BBA dhe "shpija" » vipshpija »
Skena të nxehta në BBA3-video
Big Brother sot bën tre muaj që ka filluar edicionin e tij të tretë. Banorët e parë në shtëpi kanë hyrë në datën 23 janar. Prej tyre në shtëpi kanë ngelur Seldi, Kika, Erioni, Jetmiri dhe Domenika, ndërsa kanë hyrë vazhdimisht banorë të tjerë ku më e reja në shtëpi është Jona. “Vëllai i Madh” u sjell banorëve verë për të festuar dhe pasi banorët urojnë njëri-tjetrin vendoset muzikë në sfond. Banorët dalin të gjithë jashtë dhe festojnë duke kënduar e kërcyer. Ndër të tjera banorët herë pas here përmendin edhe banorët që kanë dalë nga shtëpia. Ata përshëndesin të gjithë banorët që kanë marrë pjesë në BB3 pavarësisht se ku ndodhen tani, brenda apo jashtë shtëpisë. E ndërsa banorët festojnë me këngë, verë dhe vallzime, Manal rri vetëm. Banorët e pyesin se përse është mërzitur, por Manal e mohon këtë dhe kur banorët e ftojnë të vallzojë bashkë me ta, Manal refuzon. Ajo edhe pjesën e saj të verës ua jep të tjerëve dhe rri vetëm duke i parë banorët e tjerë dhe duke u thënë se dëshiron të rrijë vetëm dhe e qetë, por nuk është e mërzitur.
Banorët festojnë për një kohë të gjatë duke kërcyer e kënduar me këngët në sfond.













0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.