Hyrje » VIP etj » vip shqiptare »
Rezarta Shkurta: Ju nuk më njihni
Duke e ndjekur në televizion keni krijuar atë përshtypjen e vajzës së bukur që dëshiron me insistim të futet në botën e artit.Nuk jeni gabuar, ajo e dëshiron këtë, por në të njëjtën kohë gjithmonë ka provuar se çdo projekt qëmerr përsipër e realizon me sukses deri në fund… përderisa nuk është në të njëjtën dhomë me Big Mamën apo Rozana Radin, të cilat nuk ka as dëshirën më të vogël t’i takojë pas disa situatave jo të këndshme të krijuara në “V.I.P Shpija” një program i tipit vërtet TV që po transmetohet momentalisht në Kosovë. Sapo ka publikuar hitin “Diva” një bashkëpunim me “New Porn”, ndërsa pret të publikojë një tjetër këngë.
Po ndërton shtëpinë e saj të modës, ka pranuar ofertën për të marrë pjesë në një tjetër program televiziv, e në kohën e lirë merret me fotografi dhe pikturë (me mjaft talent) …siç ju thashë; Ju nuk e njihni Rezartën… ajo është më shumë se një vajzë e bukur.
Elbino: Rezi përshëndetje! Ku jeni në këto momente dhe me çfarë jeni duke u marrë? Rezarta: Përshëndetje juve dhe të gjithë atyre që po lexojnë këtë intervistë.
Unë aktualisht jam duke u bërë gati që shumë shpejt të hap një shtëpi mode, ku prej saj do të dalin veshje të krijuara nga unë e gjithashtu po merrem edhe me këngën time të re.
Sapo jeni kthyer nga Kosova ku morët pjesë në “V.I.P Shpija”. Na tregoni pak për eksperiencën atje…
Në përgjithësi ishte një eksperiencë e mirë ku njoha dhe bëra miq shumë të mirë siç ishin Osmani, Fatosi dhe Agimi, të cilët kanë një respekt të veçantë nga unë.Si ndodhi që vendosët të merrnit pjesë në këtë
program?
Nuk e di as vet sinqerisht… Megjithatë, post ndodhive që u shkaktuan nga disa persona
aty, momentet e tjera kanë qenë shumë të bukura, mos të them ndër më të bukurat e jetës sime. Ju aty patët një konflikt me Rozana Radin dhe Big Mamën. Si filloi ai debat dhe përse përfundoi në mënyrë aq të pakëndshme…?
Si fillim po të them që me njerëz që nuk dinë të komunikojnë, por të vetmin komunikim njohin ngritjen e zërit dhe fjalori karakteristik i shumë përfolur për të cilën ato dhe u dënuan nga i zoti shtëpisë, është normale pra që me të tillë njerëz të kesh konflikt.
Prandaj ishte dhe vendimi im për tu larguar që edhe pse isha më e votuara për të qëndruar brenda dhe për këtë falënderoj publikun, të cilët e kanë ndjerë me mua atë eksperiencë.
Sipas mendimit tim nuk ishte absolutisht fund i pakëndshëm, pasi ishte gjëja më e mirë që kam bërë, fakti që dola, pasi me falni për përsëritjen, po sinqerisht nga zemra e them, me njerëz të cilët nuk dinë të komunikojnë unë nuk mund të qëndroj as edhe 24 orë.
Cilat kanë qenë marrëdhëniet tuaja jashtë shtëpisë me Rozanën apo Big Mamën? Këto ditë që unë kam dalë kam kuptuar që me këta persona nuk mund të kesh marrëdhënie. Të të sqaroj pse…
Më bëri shumë përshtypje kur Rozana nominoj Agim Gërgurin me pretekstin se ai kishte nominuar një javë më parë Drenushën, ku, sipas Rozanës, ishte një vajzë shumë e mirë, dhe nuk kaloj tre ditë, kur vet Rozana nominoj Drenushën.
Vetëm nga kjo gjë mund të kuptosh se këta njerëz dy-karakteresh, ku njëherë thonë kështu dhe herën tjetër veprojnë ashtu, më beso nuk mund të kesh asnjëherë asnjë marrëdhënie.
Nëse e keni ndjekur emisionin, Rozana dhe Big Mama janë zënë me njëra-tjetrën këto ditë dhe për këtë Big Mamën e kanë nxjerrë nga shtëpia. Si mund t’i komentoni këto ngjarje? Asgjë nuk më habit më! Ju kanë kërkuar të riktheheni në “V.I.P Shpija”…a
ka për të ndodhur?
Më erdhi mirë që ma kërkuan këtë gjë pa diskutim… Faleminderit edhe njëherë publikut për mbështetjen, ju dua nga zemra. Por, jo! Fatmirësisht nuk ka për të ndodhur. Cili ka qenë reagimi i bashkëshortit tuaj, familjes dhe miqve në lidhje me pjesëmarrjen në “V.I.P Shpija”?
Mesazhi i parë që kam marrë ka qenë prej bashkëshortit
tim, ku më shkruante se ndjehej krenar. Big Mama nuk ka pranuar t’ju kërkojë falje për
mënyrën si u soll ndaj jush.
Po ju, a e keni falur? Unë kam pasur një qen në shtëpi që quhej Pufi dhe shpesh më prishte mobiliet ose ndonjë këpucë që arrinte të gjente. Sado unë t’i flisja ai nuk kuptonte dhe mbi të gjitha nuk kërkonte dot falje (qesh).
Shoqja juaj Vita tha se do shkojë jashtë vendit për katër vjet për studime? Mund të na tregoni për çfarë do studiojë? Ajo do studiojë për aktrim.
Do merrnit pjesë në ndonjë program tjetër të tipit “Vërtet TV”, nëse do t’ju bënin ofertë? Më është bërë oferta dhe me shumë kënaqësi do të merrja pjesë, por këtë herë do të interesohem më shumë se kush merr pjesë.
Cilat janë planet tuaja për të ardhmen? Pas videokëngës së fundit, a po përgatiteni për
album ose turne veror?
Pa diskutim, edhe pse këtë vit do të jenë më të rralla pjesëmarrjet në koncerte, për shkak të okupimit me shtëpinë e modës, e cila do të ketë përkushtimin tim maksimal.













0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.