Zyberi: Edhe Duraku është fajtor …
Shkup, 10 mars – Deputeti i Demokracisë së Re Abedin Zyberi ka akuazuar kryetarin aktual të komunës së Likovës Sadulla Duraku se edhe ai ëhstë fajtor për mungesën e investimeve qeveritare në komunën e Likovës. “Dje ky zotëri akuzoi Qeveritë se nuk paskan investuar në zonën e Likovës. E pyes: “Mos vallë ke harruar ti zotëri se pas vitit 2001 ke qenë ministër i Qeverisë, ke qenë deputet në Kuvend, ndërsa tani je Kryetar i Komunës së Likovës? Është e turpshme të akuzosh Qeverinë dhe të amnestosh vetveten pikërisht kur në mënyrë permanente ti dhe partia jote keni pasur dhe keni pushtetin qendror dhe pushtetin lokal të Likovës!””, deklaroi Zyberi. “Nëse është dikush fajtor kryesor për anashkalimin e Likovës dhe zonës së Karadakut dhe mungesën e investimeve kapitale në këtë vend, është pikërisht vet Sadulla Duraku dhe partia e tij”, shtoi ai më tej. / Zhurnal /













0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.