Hyrje » Lajmet » Kosova »

Thaçit i kërkohet ta shkarkojë një ministër

 

Prishtinë, 10 mars – Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare i kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi që të largojë një ministër të kabinetit të tij, ngase ka dëshmi të shumta për keqpërdorim të postit. Sipas burimeve të “Kohës Ditore” faktori ndërkombëtar ka kërkuar nga kryeministri Thaçi shkarkimin e njërit ministër. Dosja, që kryeministrit Thaçi i është treguar nga shërbimi inteligjent i njërit shtet anëtar të Quintit, thuhet se përmban të dhëna të mjaftueshme për të argumentuar dhjetëra milionë euro keqpërdorime të ministrit në fjalë.

Ditë më parë, shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Kosovë, Pieter Feith, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, ka thënë se Kosova nuk mund t’i afrohet Bashkimit Evropian pa luftuar dhe pa zhdukur të keqen e krimit të organizuar dhe korrupsionit “Kur flas për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në konceptin tim, kjo nënkupton të merren hapa serioze, që do të thotë se njerëzit e apostrofuar apo që janë nën hetime për korrupsion, të mos jenë pjesë e strukturave të pushtetit”, tha Feith. Sipas tij, Kosova ka nevojë të përmirësojë imazhin e saj e për këtë “është shumë e rëndësishme të heqim qafe personalitetet e korruptuara në këtë vend”.

Edhe zyrtarë të misionit evropian të sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, patën paralajmëruar se do të arrestohen “peshq të mëdhenj” të përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com