Hyrje » Lajmet » Kosova »

Kuinti demanton se Thaçit i kërkohen ndryshime, gazeta mbetet pranë stories

 

Prishtinë, 10 mars – Kuinti ka parë raporte në mediume me burim individë të paemëruar, të cilët pohojnë se i deklarojnë pikëpamjet apo qëndrimet e Qeverive të Kuintit.
Kuinti dëshiron të qartësojë në emër të vet – shteteve të veta – se ata nuk i kanë prezantuar Kryeministrit, qoftë kolektivisht apo individualisht, dëshmi apo të dhëna të inteligjencës lidhur me veprimet e supozuara korruptuese të anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.
Kuinti, po ashtu, dëshiron të qartësojë se nuk iu ka drejtuar Kryeministrit, qoftë kolektivisht apo individualisht, për të kërkuar ndërrime në Qeverinë e tij. Shtetet e Kuintit konsiderojnë se kjo është përgjegjësi e Kryeministrit dhe e partnerëve të tij të koalicionit.
Shtetet e Kuintit ripohojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar me Qeverinë e zgjedhur të Kosovës për të avancuar interesat e shtetit dhe për të shty përpara qeverisjen e mirë.

Sqarim i Kohës Ditore

Koha Ditore, me gjithë demantin dhe ndonëse në të nuk përmendet kjo gazetë, sqaron se burimet e informatës janë plotësisht të besueshme dhe se qëndron pranë shkrimit të botuar të mërkurën: “Thaçit i kërkohet shkarkimi i një ministri”.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com