Hyrje » Lajmet » Kosova »

Haradinaj: Korrupsioni fillon nga kryeministri Thaçi

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me deklaratat e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar Piter Feith, për prezencën e korrupsionit në institucionet e Kosovës, ka shprehur bindjen se korrupsioni fillon nga kryeministri Hashim Thaçi, dhe se sipas tij, shkaktar i korrupsionit është mënyra e qeverisjes.Ai këto komente i bëri sot në një konferencë për media, me ç’rast ka adresuar kritika ndaj institucioneve të vendit se nuk janë duke e luftuar korrupsionin, i cili është duke prishur imazhin e vendit para bashkësisë ndërkombëtare.

“Për bindjen teme korrupsioni fillon nga kryeministri Thaçi. Ai është shkaktar i korrupsioni, logjika e tij qeverisëse, mënyra se si qeverisë dhe pastaj pasojat vazhdojnë në nivelet tjetra. Këtë po e them pa involvimin e kryeministrit do të ishte që anëtarët e kabinetit me qenë të involvuar në korrupsion ashtu si po thuhet të vlerave aq të nalta dhe kryeministri i vendit mos me qenë në dijeni”, ka thënë Haradinaj.

Se sa është e sinqertë deklarata e Feith, numri një i AAK së u shpreh se një deklaratë e tillë është tregues shumë i rëndësishëm, sepse Kosova është duke pësuar dëme si pasojë e shkallës së lartë të korrupsionit.

Ndërsa, zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë deklaratat e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar Pieter Feith, për prezencën e korrupsionit në institucionet e Kosovës, por kanë shprehur përkushtimin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com