Agron Zezaku-video

 

Eshte nje shkodran i vertete. E quajne Agron dhe ka jetuar perjetesisht ne qytetin e vjeter. Ai nuk e mesoi dot kurre te verteten e ardhjes se gjysherve te tij ne Shqiperi gjate komunizmit. U rrit i vetem dhe i izoluar, ne nje bote ku ngjyra e lekures e bente shume te ndryshem. Jam dalluar prej te tjeterve. Kjo ishte edhe mire dhe keq per mua. Si race tjeter njeri nuk kam pas pervec gruas dhe femijeve. Me ka ndihmuar shume shoqeria, me ka afruar, shprehet Agroni. Per shkak te vecantise dhe habise qe shkakton ngjyra e afrikano-shkodranit, ne qytetin e tij nuk ka njeri qe se njeh. Megjithate, ai e ka te pamundur te thyeje paragjykimet mbi veten. Ndihem i diskriminuar. Kur shkoj te kerkoj pune, thone: ce duam kete te zi. Edhe ne komunizem por edhe sot nuk e shikoj veten kaq mire. Gjithmone jane njerezit qe shmangen per ngjyren time duke mos me marre ne pune, thote ai. Ka vetem nje gje per te cilen Agroni mburret e krenohet. Familja. Ai e kaloi rinine ne nje epoke kur njerezit i luftonin paragjykimet seriozisht dhe kjo i dhuroi atij dashurine e bashkeshortes se ardhshme, Safetes, teksa ishte thjesht djaloshi qe punonte si shofer prane ndermarrjes se saj. Kam hyre ne pune e re. Aty na lindi dashuria, por prinderit nuk me degjuan atehere dhe u detyrova te largohem nga shtepia. Agroni ishte njeri shume i mire, pohon Safetja. Cifti do te trashegohet gjate marteses me plot 6 vajza, sot te gjitha te martuara, me perjashtim te Mireles, e vogla e shtepise. Agroni ka qene gjithnje tipi i neshtruar i njerut, i cili pranon fatin dhe gjen kurajon per te bashkejetuar mes botes se te ndryshmeve. Ai ka qene nje shofer i dalluar ne rini, jo vetem per shkak te tipareve, por edhe zellit ne pune. Ky njeri e ka vecuar gjithnje veten prej te tjereve, megjithate ne Shkoder te njohurit e tij e ndajne pershtypje te jshtezakonshme. Agroni eshte ndjere gjithmone i vecuar dhe shume i ndryshem. Edhe sot qe mosha e trete e ka zene ne te njejtin qytet, ai ecen rruges duke mbajtur mbi supe peshen e qindra syve qe e shenjestrojne.

Shprendaj
 
 

2 Komente ne kete artikull.

  1. rita thotë:

    Pike se pari esht per te qene njeri,ngjyra nuk te ndryshon karakterin,por ne jemi nje popull qe edhe vehtennuk e duam,vetem jam shqiptare dhe mburrem,por ka te njerz qe jan te zi ne shpirt,e qfar nuk kan ber,sa keq kur diskreminojm,edhe keta jan njerz,asgje nuk jemi ne me te mire,nuk di valle pse jemi keso njerz,po te jet dikush jo normal ne tallemi me te,po te ket ndonje te met trupore neve na vjen nenqmim te flasim me ta,po te jet ndonje ne funksion ata na perbuzin neve mendojn se kush jan asgjeee,perveq njerz si ne,ka kryer nje fakultet me para ose njoftsi dhe tash nuk e din qe ka as zot.Sa me pelqejn nejrzit ketu jasht ne skandinavi ku jetoj une,per te esht i n jejte si i ziu,i bardhi,si mjeku,pastruesi etj etj,te cmon n ekarakter jo ne profesion,e di pse sepse keta kan pare boten me heret se ne dh eja njerz modest,e te ne tash kan zen ta shohin dhe kush jemi ber ne,askushi,perderisa perbuzimtjetrin askushi.Kam pas rast te shkoj te mjeku ta dergoj nje te aferm nuk ka as sjellje te njeriut me at mendjemadhsine,thua se ka zbulu diqka te madhe,shikon motrat medicionale ter naten bejn dashuri neper spitale,me miniqa te shkurter ,me grim si nuse te shkon me take te larta qe nuk mund as pacienti te fle,dhe sjelljet i bejn si do rrugaqe,dhe jam e bindur se nuk di asgje me profesionin qe ka ,vetem esht mesuar te jep nje gjilper dhe asgj eme shume,sepse e bej krahasimin me ktu ku jam.Ok kushtet,por sjelljet ku jane?,esht turp te diskriminosh te tjeret,keta e bejn vetem njerzit e ulte,njerzit e prapambetur,ngjyra nuk luan rol,qellimi esht te jesh NJERI,sikur te ishte ky njeri i pasur nuk do e shikonin ngjyren,sepse intersesi ne pyetje,shkurt jam e zhgenjyer me disa njerz,shumica,ne vendin tim.

  2. rita thotë:

    zotri Agron te pershendes nga zemra, jam nga Kosova,mos te te vie keq nga ngjyra ,nuk te njoh por ne baze te asaj qe lexoj dhe te shoh si figure je nje njeri bujare,cfar i duhet nje te bardhi apo qofte ngjyre tjeter kur mirret me pune edhe me te zeza,do me kishte ardh turp ta njoh,mburru ai qe je,une jam shqiptare dhe mburrem ku do qe shkoj,ka edhe me te bardhe se une por nuk e kam dert,jam kjo qe jam,edhe ju zotri mos te ju vije keq,ec dhe jeto me mburrje.Per mua je nje njeri shume i pelqyer,keta dallime i bejn njerzit e ulte,njerz……,juve dh efamiljen e juaj ju pershendes nga zemra

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com