Kosova do të ftohet në Konferencën për Ballkanin
Vendi kryesues i BE-së, Spanja, ka paralajmëruar se do të vazhdojë të mbështesë integrimin evropian të Ballkanit, por edhe se nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, shefi i diplomacisë spanjolle ka bërë të ditur se Kosova do të jetë pjesë e Konferencës për Ballkanin në Sarajevë…
Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës – shtet i cili në fillim të këtij viti mori kryesimin e BE-së, Miguel Angel Moratinos, ka deklaruar në Madrid se Spanja do të vazhdojë bisedimet për zgjerimin e Bashkimit Evropian edhe në Ballkan – dhe ka përsëritur se nuk do ta ndryshojë qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Gjatë një bisede me raportuesit e BE-së, siç raporton B92, Moratinos ka thënë se bisedimet po zhvillohen me Maqedoninë – duke përmendur këtu kontestin që ka ajo me Greqinë – me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Serbinë.
Sa i përket Bosnjës e Hercegovinës Morantinos është treguar më i përmbajtur, ndërsa kur bëhet fjalë për Kosovën, ai ka thënë se Spanja mbetet pranë qëndrimit të mos e njohë vendin tonë – dhe ka shfaqur shpresën e tij “për zhvillimin konstruktiv të Kosovës”, ku para se gjithash, sipas tij, është me rëndësi stabiliteti.
Megjithatë, ai ka shtuar se Kosova do të jetë e përfaqësuar në nivel të lartë në konferencën për Ballkanin, e cila do të mbahet në Sarajevë













0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.